Ambasadori i Sllovensë, Milan Jazbec sot në Manastir deklaroi se “Republika e Maqedonisë së Veriut, tash, sot në këtë moment meriton nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.
“Sllovenia në Samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian do të japë mbështetje të drejtpërdrejtë në nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ndërsa kryeministri slloven, Marjan Sharec përkrahjen do ta realizojë javën e ardhshme kur do ta vizitojë vendin”, tha ambasadori Jazbec, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se Sllovenia është mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj euroatlantike dhe se përkrahja e Sllovenisë, si çdo herë, do të vërtetohet edhe javën e ardhshme kur, kryeministri slloven do të ketë vizitë zyrtare në Shkup.
“Ne edhe një herë do ta vërtetojmë përkrahjen sllovene, ndërsa në Samit do të përcjellim informacionet më të freskët dhe përshtypjet se sa ka bërë vendi. Maqedonia e Veriut, tani, në këtë moment meriton nisjen e bisedimeve si asnjëherë më parë”, tha ambasadori Jazbec./Telegrafi/