Jayson Tatum po shpreson që ky të jetë viti që më në fund të mund të drejtojë Boston Celtics drejt titullit kampion.
Vetëm në gjysmë të rrugës, lojtari 24-vjeçar ka marrë në shtëpi trofeun Kobe Bryant për MVP-në e NBA All-Star Game në duelin që Team Giannis mposhti Team LeBron me rezultat 184-175 në “Vivint Smart Home Arena”.
Performanca e lojtarit ishte ndoshta më e mira në historinë e kësaj përballjeje, duke grumbulluar 55 pikë, që është një rekord i ri, duke kaluar 53 pikët e arritura nga Anthony Davis në edicionin 2017, kur ai ishte ende pjesë e New Orleans Pelicans.
55 PTS (NBA All-Star Game Record)
10 REB
6 AST
10 3PMJayson Tatum balled out to lead #TeamGiannis to the win and claim 2023 #KiaAllStarMVP!#NBAAllStar | @Kia pic.twitter.com/k4EXJHtTgz
— NBA (@NBA) February 20, 2023
Giannis Antetokounmpo, i cili ishte kapiteni duke qenë më i votuari në Konferencën Lindore, shfrytëzoi mundësinë e tij të parë mes lojtarëve titullarë për të zgjedhur Tatum, i cili është rivali i tij kryesor në luftën për të arritur në finalet e NBA.
Çereku i tretë ishte i veçantë për Tatum, pasi ai shënoi 27 pikë, që është gjithashtu një numër rekord në një hark kohor prej 12 minutash në një NBA All-Star Game. Si të mos mjaftonte kjo, vëmendje të madhe tërhoqi edhe dueli individual që pati me shokun e tij të skuadrës, Jaylen Brown.
Jayson Tatum vs. Jaylen Brown pic.twitter.com/qBlyda9Jwe
— Rob Perez (@WorldWideWob) February 20, 2023
Brown, i cili ishte në ekipin e kapitenit tjetër, LeBron James, u përball me Tatum 1-me-1 në disa raste, me driblime nga të dyja anët që ndezën tifozët në Salt Lake City.
Vitin e kaluar, Stephen Curry (i cili nuk luajti për shkak të lëndimit) mori trofeun Kobe Bryant për herë të parë duke shënuar 50 pikë, fillimi i një viti që përfshinte edhe trofeun Larry O’Brien si kampion i NBA. /Telegrafi/
Jayson Tatum receives the Kobe Bryant Trophy for the #KiaAllStarMVP! 🏆#NBAAllStar | @Kia pic.twitter.com/eP4px3UbD6
— NBA (@NBA) February 20, 2023