Telegrafi

Javier Tebas tregon se kur do të largohet nga posti i presidentit të La Ligas

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka konfirmuar dëshirën e tij për të kandiduar për postin e presidentit edhe një herë tjetër.

Sidoqoftë, Tebas bënë me dije se ai nuk do të qëndroj në krye të futbollit spanjoll përtej moshës 65-vjeçare.

“Unë tashmë e kam thënë se nuk do të qëndroj më shumë se deri të mbush 65 vjeç. Tani unë jam 61-vjeçar”, ka thënë Tebas.

“Nëse fitoj zgjedhjet përsëri, do të jetë hera ime e fundit si president. Unë kam angazhime me klube të ndryshme”, shtoi shefi i La Ligas.

 

Tebas ka qenë president i La Ligas përgjatë dhjetë viteve të fundit që kur erdhi në krye në vitin 2013.

Administrata e tij ka vënë një pengesë sa i përket shpenzimeve nga klubet në La Liga duke vendosur rregulla strikte të Fair Play-t Financiar. Si rezultat, konglomeratet e pasura qëndrojnë larg blerjes apo investimit në klubet e La Ligas.

Gjatë intervistës me mediat, Tebas gjithashtu konfirmoi se ai është tifoz i Real Madridit.

Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas lëshon 'bombën': Barcelona mund të bie nga La Liga

“Po, unë jam tifoz i Real Madridit, por e kam humbur fanatizmin që një kohë të gjatë”, u shpreh ai.

Që nga viti 2003, Tebas ka mbajtur një qëndrim në favor të shitjes së barabartë të të drejtave televizive përmes La Ligas.

Përmes punës së tij ai ka reduktuar gradualisht hendekun e të ardhurave midis klubeve të mëdha dhe të vogla. Një tjetër arritje e tij në La Liga ka qenë edhe ristrukturimi financiar i klubeve./Telegrafi/