Site icon Telegrafi

Javier Bardem: Nuk turpërohem që kam bashkëpunuar me Woody Allenin

SAN SEBASTIAN, SPAIN - SEPTEMBER 18: Director Woody Allen, actress Rebecca Hall and Spanish actor Javier Bardem attend "Vicky Cristina Barcelona" photocall at the Kursaal Palace during the San Sebastian International Film Festival on September 18, 2008 in San Sebastian, Spain. (Photo by Carlos Alvarez/Getty Images)

Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem ka thënë se “absolutisht nuk i vjen turp” që bashkëpunoi me regjisorin Woody Allen.

Në muajt e fundit, pas akuzave se ai seksualisht ka ngacmuar vajzën e saj të adoptuar Dylan Farrow, kur ishte vetëm shtatë vjeç, regjisorit 82-vjeçar shumë ia kanë kthyer shpinën.

Colin Firth gjatë janarit kishte pohuar se nuk dëshiron kurrë të bashkëpunojë me Allenin, ndërsa Timothy Kalam dhe Rebecca Hall – yjet e ardhshme të filmit të Allen “A Rainy Day in New York”, kanë dal kundër artistit.

Woody Allen dhe Javier Bardem (Getty Images)

“Jam i tronditur nga ky ndryshim i papritur i trajtimit. Gjykata e shtetit të New Yorkut dhe Connecticut e kanë liruar prej akuzave Allenin. Nëse ka dëshmi se është fajtor edhe unë nuk do të bashkëpunoja”, tha Bardem, i cili luajti në filmin e regjisorit “Vicky Christina Barcelona”.

Duke folur në frëngjisht, në një intervistë për “Paris Match”, Bardem ka kritikuar lëvizjen kundër ngacmimeve seksuale “Me Too”, duke argumentuar se është i mëshirshëm me gratë më shumë se burrat.

“Sot ne kemi përshtypjen se të gjitha gratë janë në njërën anë dhe të gjithë burrat në anën tjetër dhe kjo dërgon një mesazh shumë negativ për brezin e ri. Burrat janë akuzuar shumë shpesh pa ndonjë dëshmi. Ne duhet të jemi në krah të njëri-tjetrit dhe jo kundër njëri-tjetrit”, shtoi aktori 49-vjeçar.

Ndryshe, spanjollin do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave me filma të rinj hollivudian. /Telegrafi/

Exit mobile version