Telegrafi

Javicia Leslie, afro-amerikania e parë që do ta luajë ‘Batwoman’

Javicia Leslie (Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Javicia Leslie, e cila ka luajtur në serialin e popullarizuar, “God Friended Me”, në vitin e ardhshëm do të luajë rolin kult të ‘Batwoman’ – raporton CNN.

“Jam shumë krenare për këtë realizim, sidomos për faktin që jam afro-amerikania e parë në rolin e ‘Batwomen’, e cila në të njëjtën kohë është edhe biseksuale”, ka thënë 33-vjeçarja.

Në filmin e ri për “Batwoman”, ajo do ta portretizojë lesbiken Ryan Wilder, e cila përshkruhet si e çmendur dhe paksa e çrregullt.

(Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Në të njëjtën kohë thuhet se ajo nuk ka pika lidhëse me karakterin e Kate Kane, e cila në të kaluarën e ka veshur kostumin e ‘Batwoman’.

Këtë rol herën e fundit e ka luajtur aktorja Ruby Rose, ndërsa Leslie ka luajtur edhe në serialin “The Family Business” dhe në filmin “Always a Bridesmaid”. /Telegrafi/

(Foto: John Lamparski/Getty Images/Guliver)