Brukseli përsëri i thërret liderët politik të Maqedonisë që të ulen në tavolinën e bisedimeve dhe të sigurojnë kushte për zgjedhje të besueshme, duke theksuar se javët në vijim janë kyçe për Maqedoninë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Maja Kocijançiç deklaron për agjencinë e lajmeve ”META” se në BE ekziston një pajtueshmëri e qartë se marrëveshja e Përzhinos duhet të zbatohet, duhet të forcohet sundimi i ligjit, të mbështetet puna e PSP-së, si edhe të zbatohen reformat parësore.
Kocijançiç nuk ka saktësuar nëse në debatin në Luksemburg është disuktuar për sanksione ndaj Maqedonisë, edhe pse është përmendur kundërshtimi i diplomatit grek Kotzias ndaj sanksioneve të mundshme./Telegrafi/