Telegrafi

Javën tjetër nënshkruhet kontrata për ANP-në

Udhëheqësit e Partneritetit publiko-privat thonë se deri më tash gjithçka ka shkuar në rregull dhe shumë shpejt pritet që konzorciumi “Limak – Lyon” së shpejti do të ketë në menaxhim dhe në operim ANP-në.

“Formalizmi i kontratës pritet të bëhet më 12 gusht” tha Lorik Fejzullahu udhëheqës i Partneritet publiko privat (PPP). Por para nënshkrimit të kontratës sipas tij, Qeveria dhe ftuesi i koncesionimit të ANP-së duhet t’i përmbushin disa kushte që kanë të bëjnë edhe me punëtorët.

Konzorciumi “Limak – Lyon” ka fituar të drejtën për të koncesionuar ANP-në për 20 vjet por një përqindje të fitimit do të jetë edhe për buxhetin e Kosovës, përveç që do të investojë edhe në zgjerimin dhe modernizimin aeroportit të vetëm për fluturime civile në vend./Agjencitë/Telegrafi/