Edicioni i gjashtë i DISICON do të fokusohet në dezinformimin me bazë gjinore dhe dhunën online ndaj grave dhe pasojat që kanë këto fenomene në përfaqësimin e tyre në proceset demokratike.
Kjo konferencë do të bëjë bashkë ekspertë, hulumtues, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave për të diskutuar sfidat me të cilat përballen gratë dhe grupet e margjinalizuara në media dhe hapësirat online si dhe për të eksploruar mënyrat për të siguruar një mjedis të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë.
Konferenca DISICON shërben si platformë për të adresuar bashkërisht çështjet kritike të dezinformimit në baza gjinore dhe dhunës online, me fokus të veçantë në dhunën ndaj grave në politikë.
Fjalim do të mbajnë ambasadorja Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë Rezidente, NDI Kosovë, ambasadori Jeffrey M. Hovenier, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Nuno Queirós, Përfaqësues Rezident, UNDP në Kosovë si dhe Vjosa Osmani presidente e Kosovës.
Ndryshe në do të ketë diskutime në temat si “Gjinia, politika, dhe dezinformimi”, “Për një mjedis medial të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë”, “Mundësitë dhe sfidat e kompanive teknologjike”, “Ndërtimi i aleancave në luftën kundër dezinformimit në baza gjinore”, etj.
Për t’u regjistruar klikoni këtu. /Telegrafi/.