Telegrafi

Javën që vjen shteti do të merr 59 milion euro borxh të ri

Javën e ardhshme pritet që shteti të merr hua edhe 59 milion euro tjera, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ankandi do të mbahet më 31 maj, kurse në treg do të jenë letrat me vlerë gjashtëmujore, dymbëdhjetëmujore, si edhe obligacionet dhjetëvjeçare, që të gjitha pa klauzolë devizore.

Pritet që bankat të shfaqin interesin e tyre për letrat gjashtëmujorëshe, me vlerë prej 52 milion euro. Ndërkaq ditën tjetër, duhet të kthehet borxhi i vjetër me shifër të ngjashmë, pra 59.32 milion euro./Telegrafi/