Site icon Telegrafi

Javën e kaluar në Kumanovë janë sanksionuar 304 shoferë

Policët e Kumanovës gjatë javës së kaluar kanë kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, ku në zonën e Kumanovës janë sanksionuar gjithsej 304 vozitës.

MPB informon se prej tyre 213 kanë vozitur automjet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e përcaktuar, 52 sanksione për drejtuesit e mjeteve nën efektin e alkoolit, 29 për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi dhe 10 për mjetin e paregjistruar.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e qarkullimit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Exit mobile version