Në linjën telefonike për këshilla mjekësore „Alo doktor“, javën e kaluar, këshilla kanë kërkuar 1347 persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Që nga 15 shtatori i vitit 2014, kur ka filluar kjo fushatë, gjithsej ka patur 96316 telefonata. Linja është e hapur 24 orë, me qëllim të ofrimit të ndihmës mjekësore përmes këshillimit ndaj simptomave të ndryshme shëndetësore, ndërkaq 25 mjekë janë në dispozicion të qytetarëve./Telegrafi/