Gjatë javës së kaluar (prej 17 deri 23 shkurt) janë regjistruar 5.654 të sëmurë nga gripi, që është për gjashtë raste më pak në krahasim me një javë paraprake, kur u regjistruan 5660.
Siç njoftuan nga Instituti për Shëndet Publik, numri më i madh i të prekurve (2776) janë të grupmoshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa incidenca më e madhe është tek grupmosha prej 5 deri 14 vjeç.
Numri më i madh i të prekurve nga gripi sezonal është në Shkup.
Nga IPSH thanë se në laboratorinë për viruse javën e kaluar kanë arritur 99 materiale për testimin e gripit./Telegrafi/