Nga gjithsej 38 raste të reja me Covid-19, sipas të dhënave të publikuara sot, 24 janë nga Shkupi.
Sipas statistikave të fundit, më të prekurit janë nga Komuna e Sarajit 7, pastaj Butelit-4, Çairit-3, Aerodrom-3, Studeniçan-2, Gazi Babë-1, Shuto Orizare-2, Kisella Voda-1 dhe Karposh-1.
Në javët e fundit, këto komuna të Shkupit kanë qenë më të prekura nga Covid 19, domethënë shumica e të infektuarve vijnë prej andej.
Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Arben Ziberi, në një prononcim për “Fokus” thotë se numrat në komunën e Saraj janë më shqetësuese.
“Aktualisht në të gjithë komunat ka persona që janë të infektuar me Covid 19. Por komunat me numrin më të madh të infektuar janë Aerodromi, Qendra, Gazi Baba, Kisella Voda, Karposhi, Çairi dhe Gjorçe Petrovi. Është shqetësuese që javën e kaluar, komuna e Sarajit ku deri para disa ditësh nuk kemi pasur asnjë të infektuar dhe befas tani kemi rreth 40 raste”, thotë Ziberi./Telegrafi/