Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme temperaturat në Maqedoni pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius

(Foto: KE VII Hospital)

Nga java e ardhme Republika e Maqedonisë së Veriut do të përfshihet në temperatura “përveluese”. Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka njoftuar se në 10 ditët e ardhshme temepraturat maksimale do të arrijnë deri në 37-38 gradë Celsius. Nga atje thonë se duke marr prasysh sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezent nga reshjet e shiut enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përveluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin.

Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga moti i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotrojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rrtije të cilat në javën e dytë të muajit korrik do të arrijnë deri në 37 gradë Celsius. Dita e mërkur, e enjte dhe e premte do të jetë më të nxehtat në javën e ardhshme, ku të premten temperaturat do arrijë në 38 gradë Celsius, ndërsa ditët e tjera të javës kryesisht do të jenë 36 ose 37 gradë Celsius.

Ndërsa sa i përket cilësisë së ajrit, relativisht ai nuk është shumë i ndotur. Prilepi dhe Berova kanë ajër mesatarisht të ndotur, ndërsa në qytetet e tjera të vendit kryesisht ajri është jo i ndotur.

Ajo se çfarë rekomandohet gjatë motit të ngrohët, është që të konsumohet sasi të mëdha të lëngjeve, ujë të thjeshtë, ndërsa duhet evituar pijet alkoolike dhe pijet që përmbajnë kofeinë. Duhet veshur rroba të lehta, kurse gjatë ekspozimit drejtpërdrejt në diell preferhot të mbahen syze mbrojtëse dhe kapela.

Gjatë periudhës më të nxehtë të ditës (nga ora 10 deri në 17) duhet evituar aktivitetet fizike, si dhe sportin dhe aktivitetet rekreative. Aktivitetet e domosdoshme rekomadohen të bëhen deri në ora 10 ose pas orës 17:00.

Exit mobile version