Komunikacioni në vend por zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.
Nga atje thonë se komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM njoftojnë se rruga rajonale Kumanovë-Opajë do të jetë e mbyllur për komunikacion nga dita e martë deri ditën e premte, për shkak të asfaltimit të rrugës.
Nga atje gjithashtu rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, sidomos nëpër luginat e vendit ku mund të ketë edhe rrëshqitje të dheut./Telegrafi/