Gjykatësit të cilët janë kandidatë për postet e zbrazëta të kryetarit në disa gjykata në vend i kanë marrë vlerësimet nga Këshilli Gjyqësor, vlerësime që janë vendimtare për atë se cili prej tyre do të zgjidhet në atë post, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gara për kolltukun e kryetarit në Gjykatën Supreme është ndërlikuar në mënyrë plotësuese edhe për shkak të aktiviteteve të pushtetit gjyqësor ndaj një pjese të kandidatëve. Sipas burimeve që insistuan të mbeten anonime. Në vazhdën e zgjedhjeve për kryetarë të gjykatave, gjykatësja supreme Lidija Nedelkova më 16 janar duhet të paraqitet para Këshillit për vërtetimin e fakteve. Nga ana tjetër, kandidatja e dytë më serioze për këtë post, Snezhana Bajlazova, tashmë ështe zgjedhur për ushtruese të detyrës, kryetare e Gjykatës Supreme në prag të arritjes së zgjidhjes së përhershme.
Fërkime ka edhe mes kandidatëve për postin e kryetarit në Gjykatën Penale në Shkup e cila përveç asaj që është gjykata më e madhe, është edhe gjykatë kompetente për lëndët e Prokurorisë Speciale. Tashmë një kohë të gjatë atje ka konflikt të hapur mes dy aspirantëve për postin, Vladmir Pançevski dhe Ivan Xholev./Telegrafi/