Telegrafi

Javën e ardhshme do të dihet fati i njësisë 6-të!

Grupi punues i përbërë nga koordinatorët e partisë, nënkryetarët e Kuvendit, këtë javë do të kërkojë një zgjidhje për votuesit e tepërt në njësinë zgjedhore 6-të, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BDI ka paraqitur dy propozime, por partitë duhet të vendosin për ta. Nga LSDM-ja informojnë se përmbahen nga komentet deri sa të shohin tekstin e projekt-ndryshimeve që pritet të përgatiten nga BDI dhe OBRM-PDUKM-së, por do të marrin pjesë edhe në grupin e punës.

PDSH-ja ka deklaruar se pragun prej plus-minus votues nuk duhet të kalojë një përqind dhe jo si tani pesë. Mundësi e dytë është plotësisht ndryshimi i kufijve në mes 3-t dhe njësisë 6-të me pragun e lejuar të votuesve ku ndryshimi ishte për 10%.

Qëndrimi i OBRM-PDUKM mbetet i pandryshuar. Duhet të reagohet vetëm për zonën e 6-të për shkak se për ndryshime të mëdha nuk ka kohë, kurse Ligji duhet të mbrohet.

Sipas të dhënave të fundit të KSHZ-së në zonën e 6-të ka 310,721 votues dhe ka devijim prej 5.28%. /Telegrafi/