Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme do të dihen zëvendësuesit e Merkos dhe Taravarit në Qeveri

Së pari u paralajmërua për këtë fundjavë, por takimet ndërmjet partive politike parlamentare rreth ndryshimit të kabinetit qeveritar do të zhvillohen javën e ardhshme, kur do të jetë e qartë se kush do t’i zëvendësojë kryetarët e ri të zgjedhur për Strugën dhe Gostivarin, Ramiz Merko dhe Arben Taravari, që ishin ministra për investime të huaja dhe shëndetësi.

Kryeministri dhe njëherit lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se takimet do të mbahen në frymën e zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjitha partitë dhe deputetët e pavarur që janë gati të jenë pjesë e shumicës për ndryshime të mëdha.

Edhe pse shfaqën pakënaqësi për shkak se LSDM dha përkrahje direkte për kandidatët për kryetar të BDI-së në zgjedhjet lokale, Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e qeverisë reformuese dhe nuk do të lëshon shumicën parlamentare deri në realizimin e premtimeve që dha për votuesit e saj gjatë fushatës./Telegrafi/

Exit mobile version