Këshilli gjyqësorë do t’i shqyrtojë dhe vlerësojë përsëri kandidatët për kryetar të Gjykatës Penale dhe të Gjykatës së Lartë të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e caktuar për më 11 janar, pika e dytë ka të bëjë me këtë çështje, ndërkaq nuk do të jetë e hapur për publikun. Vendimin për vlerësimin e jashtëzakonshëm e ka sjellë vet Këshilli, pasi që janë vjetërsuar vlerësimet e kandidatëve. Më 2014 ka ndodhur vlerësimi i fundit i kandiatëve.
Për Gjykatën penale kanë aplikuar Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev. Për Gjykatën e lartë kanë aplikuar Lidija Nedellkova, Snezhana Bajlozova, Besa Ademi dhe Jovo Vangellovski./Telegrafi/