Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme qeveria miraton Ligjin për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Qeveria është duke përgatitur detajet e fundit për Ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe javën e ardhshme pritet të gjendet në rend dite të qeverisë.

Këtë e ka paralajmëruar zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp.

Zëdhënësi tjetër i qeverisë, Mile Boshnjakovski, theksoi se janë duke u zhvilluar konsultimet e fundit rreth këtij ligji.

“Ligji është në qeveri, partnerët e koalicionit janë duke zhvilluar konsultime dhe së shpejti pritet të miratohet”, ka thënë Boshnjakovski, duke mos dhënë detaje lidhur me pikat kyçe të këtij ligji.

Fillimisht rreth regjistrimit të popullsisë ishte propozuar që të jetë pa grafën e përkatësisë etnike, ide e cila u propozua nga Enti Shtetëror për Statistika, ndërsa më pas qeveritarët thanë se në regjistrimin e popullsisë që pritet të bëhet në vitin 2020, do të jetë edhe përkatësia etnike.

Lexo po ashtu Edhe etnia do të pyetet gjatë regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut
Exit mobile version