Bisedimet teknike në selinë e NATO-s midis delegacioneve ushtarake të Turqisë dhe Greqisë janë planifikuar të rinisin javën e ardhshme.
Bisedimet teknike midis delegacioneve turke dhe greke për modelet e demarkacionit u dakorduan dhe u realizuan pas bisedimeve midis presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.
Në takimin në selinë e NATO-s të mbajtur më 2 tetor 2020, u arrit një marrëveshje për parimet, raporton Anadolu Agency.
Burimet e sigurisë thonë se bisedimet midis Turqisë dhe Greqisë, mbi modelet e demarkacionit në Mesdheun Lindor, pritet të rinisin javën e ardhshme.