Telegrafi

Maqedoni, javën e ardhshme pritet të ketë takim liderësh

Takim liderësh dhe mbledhje të Këshillit për Siguri do të mbahen javën e ardhshme në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, por data e saktë ende nuk dihet.

Nga ‘Vila Vodno’ thonë në takim do të jenë kryetarët e LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së, Lëvizjes besa, PDSH-së, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Planifikohet të mbahet mbledhja e ardhshme diku mes 11 dhe 15 maj”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.

Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë deri më 16 maj, përkatësisht deri ditën e shtunë. Kryetari Pendarovski paralajmëroi se dy herë do të mendojë para se të merr vendim për vazhdimin e 30 ditëve të reja.

“Para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit për Siguri”, thonë nga Pendarovski./Telegrafi/