Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme mbahet Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije të mërkurën se politika e jashtme e Kosovës duhet t’i përmbushë nevojat e brendshme të vendit.

Teksa e ka informuar kabinetin qeveritar për mbajtjen e Konferencës së Ambasadorëve të Kosovës gjatë javës së ardhshme, Hoxhaj ka thënë se një prej fokuseve kryesore të politikës së jashtme duhet të jetë diplomacia ekonomike, shkruan gazeta “Epoka e re”.

Ai ka thënë se kjo konferencë është rast i mirë që të diskutohen çështjet që janë në përputhje me programin e Qeverisë dhe Planin e Punës, të cilin duhet ta kemi në vitin 2017.

“Është konferenca e katërt dhe është një mundësi e mirë që kjo konferencë të jetë një platformë e përfaqësimit tonë jashtë si shtet i ri dhe i pavarur me të gjitha pritjet që i kemi. Përpjekja jonë është që të kemi qëllime të matshme në politikën e jashtme, prandaj i kam ftuar pothuajse të gjithë anëtarët e Qeverisë, ndërsa temat që ne do t’i diskutojmë janë në përputhje me programin e Qeverisë dhe Planin e Punës, të cilin duhet ta kemi në vitin 2017”, ka thënë Hoxhaj.

Exit mobile version