Telegrafi

Javën e ardhshme Maqedonia merr huamarrje të re prej disa milionë euro

Maqedonia mori dje një hua prej afër 90 milionë euro, për të kthyer një borxh të vjetër me një vlerë të ngjashme, ndërkaq ende pa kaluar një javë, është paralajmëruar huamarrje tjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e financave ka paralajmëruar për një ankad të ri të letrave me vlerë për javën që vjen, edhe pse nuk ka ndonjë orar për të kthyer borxh të vjetër.

Ankandi i ri do të mbahet të martën që vjen, ndërkaq pritet që të merren 4.1 milionë euro të reja. Borxhi i ri do të merret, borxh i vjetër nuk do të kthehet, sqarime se përse merret ky borxh nuk ka nga Ministria e financave./Telegrafi/