Më 10 mars Këshilli i Prokurorëve Publik caktuan seancë në të cilën do të zgjidhen prokurorët e Prokurorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Zgjedhja e prokurorëve është pikë e pestë në seancën që do të mbahet ditën e enjte, ndërkaq tashmë një muaj në këtë prokurori, punohet me 5 prokurorë më pak për shkak 5 prokurorëve u përfundoi afati më 1 shkurt.
Më herët, shefja e kësaj prokurorie u shpreh se funksionojnë me vështirësi, ndërsa në gjykime, nga 1 shkurti shkojnë vetëm prokurorët me mandat.
Për 5 vendet e lira në garë janë 10 prokurorë të cilët konkurruan në konkursin në dhjetor, ndërsa në mesin e tyre janë edhe prokurorët të cilëve u përfundoi mandati siç janë Ivana Trajçeva, Marija Gjorgeva, Valentina Beslimovska, Suzana Mireçeska – Kuzmanovska dhe Engjëllushe Kadriu Lleshi.
Pesë prokurorët tjerë janë Zllatko Bikovski, Elizabeta Josifovska, Natasha Saramandova, Imran Osmani dhe Arsim Ademi./Telegrafi/