Të hënën (28 janar) në orën 09:30 Gjykata e Apelit do të mbajë seancë, në të cilën do të shqyrtojnë aktgjykimin për procedurën e ndarë në lëndën “Tanku”, ku ish-ministrja e Punëve të Brendshme u dënua me gjashtë vite burg.
Nëse Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Jankulloskës, gjegjësisht pranon aktgjykimin e Gjykatës Penale, sipas Ligjit për vuajtjen e dënimeve, Jankulloska mund të kërkojë shtyrje të vuajtjes së burgut për shkak të amësisë, pasi foshnja e saj akoma nuk ka mbushur një vit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për rastin e njëjtë me 2 vite burg efektiv u dënua edhe Nikolla Gruevski, i cili për shkak të këtij dënimi vendoset të arratiset në Hungari ku edhe fitoi azil politik. Ndërsa me burg u dënua edhe Gjoko Popovski, të cilit Gjykata e Apelit nga 6.6 vite burg, ia uli dënimin në 4.6 vite.
Ndryshe, sipas aktgjykimit për rastin “Tanku”, ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka urdhëruar blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, ndërsa Gordana Jankulloska e ka nxitur ish-ndihmës ministrin Gjoko Popovski që të planifikojë blerjen dhe në tender të zgjedh ofertuesin “Mak Autostar”./Telegrafi/