Telegrafi

Javën e ardhshme dy seanca, Demarkacioni nuk është në rend dite

Seanca e Kuvendit të Kosovës e mbetur në gjysmë javën e kaluar do të vazhdojë të hënën. Ndërsa të enjten do të ketë një seancë të re.

Kështu është vendosur nga Kryesia e Kuvendit në një mbledhje të mbajtur sot.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se në momentin që qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për Demarkacion, ata do ta qesin në seancë sepse kjo çështje sipas tij është vonuar.

Veseli tha se Demarkacioni është në interes të Kosovës që të kryhet dhe se sipas tij me vonimin e kësaj çështjeje Kosova mbetet prapa.