Site icon Telegrafi

Javën e ardhshme çdo ditë seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së

Prej nesër (e hënë) deri të premten janë planifikuar seanca gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale. Java do të fillojë me gjykimin e lëndës “Spiuni” dhe procedura e veçantë për Dimçe Krstev, i akuzuar në lëndën “Dhuna në Qendër”.

Të martë është planifikuar seancë për lëndën “Trust”. Të mërkurën në bankën e të akuzuarve duhet të paraqiten të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të enjten do të gjykohen të akuzuarit në rastin “Toplik”, për rrënimin e kompleksit “Soçev Grad”. Ndërsa më 9 mars është paraparë seancë në lëndën “Transportuesi”.

Për aktakuzat ndaj ish-kryeministrit Nikolla Gruevski këtë javë nuk do të ketë seanca gjyqësore. Ai në gjykatë duhet të paraqitet më 13 mars, ku është planifikuar diskutimi kryesor për lëndën “Dhuna në Qendër”./Telegrafi/

Exit mobile version