Një mjet i blinduar në formë tanku javë më parë ishte parë duke “lundruar” në det në Indonezi, ndërsa marinës së këtij vendi i janë dashur një javë që ta lokalizojë dhe ta nxjerr nga uji.
Por gjetja dhe nxjerrja e saj ka ngritur shumë çështje për të cilat deri më tani askush nuk ka marrë përgjigje, siç është si përfundoi në det një tank dhe kush ishte ai që arriti ta merr dhe fut në ujë, transmeton Telegrafi.
Ky mjet i blinduar që “lundroi’ në detin Natuna u gjet në ishujt Riau të Indonezisë, ndërsa javë më parë ishte raportuar nga qytetarët se kishin parë një objekt misterioz – duke mos ditur saktë se për çfarë bëhet fjalë.
Fillimisht nuk besohej se bëhej fjalë për një tank dhe se qytetarët mund të kenë parë diçka tjetër – por në fund doli të jetë vërtetë një mjet i blinduar (tank) që kishte elemente të tankut amerikan M1 Abrams dhe atij kinez Type 15. /Telegrafi/
Jelas ini dummy, kopong pic.twitter.com/s5JsMaiB39
— payannn (@KanhNasgor) December 27, 2021
https://www.youtube.com/watch?v=3Sqf4FPnPyM