Telegrafi

Javë më parë ishte infektuar me COVID-19, ndërron jetë Sekretari i ministrisë së Ambientit në Serbi

Sekretari i ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Serbisë, Branisllav Bllazhiq, ka ndërruar jetë nga coronavirusi, raportojnë mediat serbe.

Ai ka lindur më 1957 në Kikinda të Serbisë dhe ka qenë themelues i partisë Përparimtare Serbe, transmeton Telegrafi.

Javë më parë ishte raportuar se ai ishte infektuar me COVID-19, dhe këtë e kishte konfirmuar edhe vetë ministri i Planifikimit Hapësinor, Goran Trivan.

Ai pati thënë se Bllazhiq është dërguar në klinikën e sëmundjeve infektive në Beograd, ku atje ishte konstatuar se ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. /Telegrafi/