Telegrafi

Javë kyçe për statusin edhe lëndët e Prokurorisë Speciale

Fati i PSP-së varet nga Ligji për Prokurori Publike dhe do të zgjidhet këtë javë mes pushtetit dhe opozitës në takime pune dhe në seancë kuvendore, ndërsa duke pasur parasysh kërkesat e fundit të avokatëve të mbrojtjes në lëndët që i udhëheq PSP-ja për ndërprerje të procedurave do të pritet edhe zgjidhja e situatës me prokuroren speciale publike Katica Janeva, e cila ndodhet në paraburgim si e dyshuara e tretë në rastin “Haraçi”.

Për tejkalimin e diferencave për Ligjin për PSP-në, grupet punuese të pushtetit dhe opozitës do të bisedojnë sot, pas së cilës debati shpërngulet në Kuvend, ku seanca kuvendore për propozim-ligjin është caktuar për të martën pas kthimit të deputetëve nga pushimi kolektiv.

Anëtari i Këshillit qendror të LSDM-së dje tha se ka pritje dhe shpresë se duhet të arrijë deri në marrëveshje mes grupeve punuese dhe OBRM-PDUKM-së opozitare dhe të miratohet Ligji për Prokurori publike.

Ndërkaq, zëdhënësi i OBRM-PDUKM, Naum Sotillkovski i pyetur se cilat janë pritjet nga bisedat e sotme në grupet punuese për Ligjin për Prokurori, tha se presin seriozitet dhe mirëkuptim të nevojës dhe të momentit të miratimit të një ligji të tillë.

Këshilli i prokurorëve publikë sot duhet të caktojë seancë, në të cilën do të vendoset rreth raportit të Prokurorisë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për të gjitha aktivitetet e ndërmarra deri më tani në parahetim dhe hetimin për rastin “Haraçi”.

Kryetari i Këshillit, Kole Shterriev, javën e kaluar informoi se tek ata është dorëzuar raport, por se nuk janë kompletuar regjistrimet për aktivitetet që janë ndërmarrë në parahetim dhe hetimi në për rastin në të cilin është i dyshuar edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva.

Raport, i përgatitur nga Prokuroria, që e udhëheq Vilma Ruskoska përmban kontrolle të ngjarjeve dhe veprimeve të ndërmarra lidhur me masat e deritanishme për “Reket”, për të cilin dyshohen edhe Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski.