Site icon Telegrafi

Javë interesante në Ligën e parë në futboll

Kryendeshjen e xhiros së 18-të, ndërmjet Hjavalisë dhe Kosovës së Vushtrrisë e fituan mysafirët me rezultat 0-1. Ky epilog e bën shumë interesante betejën për vendin e dytë që shpie në rang më të lartë të garave.

Lideri në tabelë, Feronikeli, pa problem mposhti Flamurtarin (3-1), për të vazhduar me hapa të sigurt drejt elitës së futbollit tonë.

Ferizaj më vështirë se që pritej mundi Ramiz Sadikun (3-2). Ndeshjet tjera kanë dhënë epilogë të pritur.

Rezultatet:
Feronikeli-Flamurtari 3-1
Llapi-Rahoveci 3-1
Ulpiana –Ballkani 3-2
Hajvalia-Kosova (V) 0-1
Vitia-Deçani 1-1
Istogu-2 Korriku 1-0
Ferizaj-Ramiz Sadiku 3-2
Fushë Kosova pushoi.

Feronikeli vazhdon t’u prijë skuadrave të Ligës së parë me 37 pikë, para Ulpianës që ka 30 pikë, Ferizajt 29 pikë dhe Kosovës së Vushtrrisë me 28 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version