Stinori 2015/16 në Bundesliga 2 ka përfunduar pa ndonjë befasi të madhe.
Tani më janë mësuar skuadrat që do të futën në elitën e futbollit gjerman, dhe ato janë Freiburgu i Amir Abrashit dhe RB Leipzig, ndërsa në barazh do të luajë Nurnbergu me Frankfurtin.
Në javën e fundit të Bundesliga 2, ka pasur shumë gola të futbollistëve shqiptarë.
Në ndeshjen FSV Frankfurt – TSV 1860 Munich, janë shënuar tre, ku për fitoren e vendasve 2:1, shënoi dy herë nga penalltia Edmond Kapllani, ndërsa për mysafirët realizoi Valdet Rama.
Veton Berisha shënoi në fitoren 3:1 të Greuther Furthit ndaj Sandhausenit që asistoi Leart Paqarada.
Ndërsa gol shënoi edhe Adrian Nikçi në fitoren e Union Berlinit 2:1 ndaj Freiburgut. /Telegrafi/