Fillimisht, ndeshja hapëse e kësaj jave luhet në stadiumin Riza Lushta në Mitrovicë mes Trepçës dhe Fushë Kosovës, ku favorit për fitore janë vendasit.
Ndërsa, dita e diel pritet të jetë tejet interesante dhe me përballje shumë të forta.
Prishtina do të jetë nikoqir i Drenicës ndaj të cilës do të kërkojë hakmarrje për humbjen e pësuar në javën e 9-të të këtij edicioni me rezultat 1-0, e për më shumë Bardhekaltërve iu duhet gjithsesi fitorja për të mbetur në garë për titull, pasi që për momentin është vetëm 4 pikë larg liderit, Llamkos Kosovës.
Ndeshja kryesore e kësaj jave padyshim se do të jetë sfida mes Llamkos Kosovës dhe Ferizajt. Të dy këto skuadra janë në luftë për titull, me Llamkos Kosovën që tash e një kohë ka qëndruar në vendin e parë mirëpo po kalon në formë të dobët së fundmi dhe Ferizajn që pozicionohet e dyta në tabelë me vetëm 4 pikë më pak se lideri.
Kjo ndeshje do të jetë ‘jetë a vdekje’ për të dyja skuadrat, mirëpo Llamkos Kosova do të tentojë ta fitojë këtë ndeshje për të marrë frymë më lirshëm në garën për titull. /Telegrafi/
Raiffeisen Superliga, java e 31-të:
E shtunë, nga ora 16:00
Trepça-Fushë Kosova
E diel nga ora 16:00
Hajvalia-Besa
Prishtina-Drenica
Llamkos Kosova-Ferizaj
Trepça ‘89-Drita