Këtë të diel do të luhet java e fundit dhe vendimtarja në Ipko Superligën e Kosovës. Vëmendja e adhuruesve të futbollit kosovar do të jetë në Drenas, ku Feronikeli dhe Prishtina përballen me njëra tjetrën.
Do të jetë ndeshja e tretë e këtyre dy skuadrave këtë edicion, por më vendimtarja pasi do të vendos për kampionin e ri në Ipko Superligë.
Në dy përballjet e mëparshme, Prishtina ka fituar në Drenas, ndërsa në kryeqytet skuadrat u ndanë barazim.
Niklit i kryen punë edhe barazimi në këtë takim për tu shpallur kampionë, pasi janë në pozitën e parë në tabelë me 77 pikë, ndërsa Prishtinën e shpall kampion vetëm fitorja pasi zë pozitën e dytë me 75 pikë.
Këtë takim mund ta ndiqni në platformën më atraktive në vendin tonë Ipko dhe në Super Sport Kosova 1 dhe Super Sport 5.
Interesant pritet të jenë edhe në ndeshjet tjera, ku Flamurtari pret Llapin në kryeqytet, ndërsa Ballkani luan ndaj Dritës.
Ferizaj do të jetë nikoqir i Gjilanit, ndërsa Trepça ’89 dhe Drenica luajnë ndaj skuadrave tanimë të rëna, KEK-ut respektivisht Drenicës.
Të gjitha ndeshjet e javës së fundit në Ipko Superligën e Kosovës zhvillohet me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/