Telegrafi

Java do të nis me shi, ulen temperaturat

Moti vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Jug-Qendër, por më të shpeshta në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë, duke rrezikuar këto rajone nga shira të dobët dhe afatshkurtër.

Mbrëmja dhe orët e natës sjellin vranësira kalimtare thuajse në të gjithë vendin. Sipas Meteoalb, era do të fryjë mesatare por në mbrëmje pritet forcim i erës në Veri dhe gradualisht gjatë natës, era formohet në të gjithë territorin duke arritur shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzimi 5-6 ballë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por rënie me 2 gradë sjell mesdita duke luhatur ekstremet nga 11 në 32 gradë.