Site icon Telegrafi

Java pa derbi në hendboll

Kjo javë karakterizohet se nuk do të ketë ndeshje derbi. Kastrioti, Besa dhe Prishtina pritet që lehtë dhe bindshëm të shënojnë fitore për t’i përforcuar pozitat e tyre në pjesën e epërme të tabelës së klasifikimit.

Superliga – meshkujt, java e 17-të:

E premte: Kosova – Drenica (ora 19:00);

Të shtunën: Vëllaznimi – Vjosa (ora 17:00), Trepça – Drita (ora 18:00), Kastrioti – Llapi (ora 19:00) dhe Prishtina – Deçani (ora 19:00);

E diel: BESA Famiglia – Zhegra (ora 17:00).

Edhe në Superligën e femrave fundjava do të jetë e qetë ku pritet që favoritët të shënojnë fitore. Në këtë xhiro zhvillohen Kastrioti- KEK-u (e shtunë, 14:00), Drita – Trepça (e shtunë, 17:30), Kosova – Shqiponja (e diel, 14:30) dhe Vëllaznimi – Istogu (e diel, 15:00). Prishtina do të jetë skuadër e lirë në këtë xhiro. /Telegrafi/

Exit mobile version