Site icon Telegrafi

Java nis me vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit në Shqipëri

Shqipëria do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme meteorologjike për këtë javë, edhe pse nuk do të mungojnë ditët apo orët me diell.

Sipas MeteoAlb, për ditën e hënë moti nis i kthjellët dhe shtim vranësirash deri të dendura duke filluar nga orët e mesditës. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar ndërsa në orët e mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Në relievet malore reshje dëbore.

Po ashtu edhe dita e martë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave ndërsa në relievet malore përsëri reshje dëbore.

Dita e mërkurë parashikohet me mot të kthjellët e vranësira kalimtare. Reshjet e shiut rikthehen përsëri ditën e Enjte kryesisht në orët e pasdites të herëpashershme dhe intensitet deri mesatar ndërsa në relievet malore reshje dëbore.

Të premten moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore për këtë javë pritet rënie e temperaturave si në vlerat minimale ashtu dhe ato maksimale. /Telegrafi/

Exit mobile version