Telegrafi

Java nis me shi dhe reshje dëbore në zonat malore në Shqipëri

LSA

Territori i Shqipërisë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme këtë të hënë.

Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu.

Sipas Shërbimit Meteologjik Ushtarak, reshjet priten të jenë me intensitet mesatar, ndërsa në jugperëndim të vendit reshjet priten të jenë me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në lartësinë mbi 700-800 metra reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar. /Telegrafi/