Site icon Telegrafi

Java nis me ngrica, temperaturat pritet të ulen ndjeshëm në Shqipëri

Kjo javë ka nisur me ngrica në të gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa moti i ftohtë do të na shoqërojë përgjatë gjithë javës.

Mëngjesi nisi me temperatura shumë të ulëta, por moti është i kthjellët dhe me diell.

Meteorologia Tanja Porja bëri të ditur se termometri ka shënuar minus 4 gradë Celsius në zonat malore, 3 gradë Celcius në zonat e ulëta dhe në bregdet nga 6-7 gradë Celcius, raporton A2 CNN.

Ndërsa maksimumi i temperaturave ngjitet në 6 gradë Celcius në zonat malore, kryesisht juglindje, kurse në bregdet në 13 gradë Celcius.

Mot shumë i ftohtë dhe me ngrica ka përfshirë edhe rajonin. /Telegrafi/

Exit mobile version