Telegrafi

Java nis me diell dhe rritje temperaturash në Shqipëri

Sot parashikohet mot i kthjellët me temperatura në rritje, ndërsa në zonat malore do të ketë dhe zhvillim të vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të izoluara.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17 gradë në 34 gradë Celsius, në zonat e ulëta nga 19 gradë në 36 gradë Celsius dhe në zonat bregdetare nga 22 në 37 gradë Celsius.

Era do të fryjë në drejtim verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.