Telegrafi

“Java kundër korrupsionit” finalizohet me koncertin e Trojës (Foto/Video)

“Java kundër korrupsionit” do të finalizohet sot (e premte) me koncertin e “Trojës”.

Tekstet me plot mllef e bëjnë të veçantë rock bendin, të cilët prej kohësh i kanë dhënë formë imazhit të “Trojës” si rock-bend protestues.

Përveç pjesëmarrjes së anëtarëve të bendit, në këtë skenë do të flas edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Craig Delawie.

Skena ku rock bendi do të performojë është ngritur në sheshin “Zahir Pajaziti” ndërsa protesta muzikore nis në orën 20:00. /Telegrafi/