Site icon Telegrafi

Kristian Kabashi tregon se si të transformohet një biznes për të arritur sukses në “Javën Globale të Ndërmarrësisë, 2023”

Në edicionin e 11-të të Javës Globale të Ndërmarrësisë, GEW 2023 mbrëmjen e së enjtes është mbajtur një panel diskutimi me Kristian Kabashin nga Numarics dhe “The Blank Collar”.

Kjo u bë e ditur nga faqja zyrtare e ICK-së përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Tutje bëhet e ditur se Kabashi është vlerësuar së fundi me çmimin “Sipërmarrësi i Vitit” në Cyrih të Zvicrës.

Lexo po ashtu "Ekonomia qarkore dhe e ardhmja e gjelbër në sytë e ekspertëve”, edicioni i 11-të i Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë

“Duke shfrytëzuar ekspertizën e tij në të menduarit e projektimit dhe metodologjitë e shkathëta, ai ka ndihmuar organizatat në një sërë industrish të lundrojnë në sfidat komplekse, të transformojnë bizneset e tyre dhe të arrijnë rritje të konsiderueshme”, thuhet në postim.

Po ashtu bëhet e ditur përmes këtij postimi se Kabashi është një nga shembujt më të mirë në shoqërinë tonë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version