Telegrafi

Java e tetë në Ipko Superligë starton sot me ndeshjen Ferizaj-Drenica

Sezoni 2018/19 në Ipko Superligën e Kosovës në futboll ka filluar me shumë befasi.

Java e tetë në kampionatin elitar të futbollit në vendin tonë fillon me ndeshjen mes Ferizajt dhe Drenicës.

Të dy ekipet në këtë sezon kanë hasur në disa vështirësi dhe shumë ndryshime të formë, gjë që e bën përballen e tyre interesante.

Te Ferizaj do të mungojë për shkak të lëndimit, Armend Blakçori, ndërsa mesfushorin Granit Jashari është i suspenduar.

Drenica e fillon këtë përballje pa ndonjë mungesë.

Ndeshja do të luhet nga ora 15:30 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.

Gjyqtarë në këtë takim janë: Shpëtim Murtezi, Meriton Berisha, Arton Latifi, Selim Isufi. /Telegrafi/