Telegrafi

Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit

Për të shënuar Javën e të ushqyerit me qumësht të gjirit, që do të zgjasë prej 1 deri më 8 tetor 2010, do të organizohet një vizitë në Spitalin e Ferizajt, në Repartin për Gjinekologji dhe Obstetrikë, ndërsa në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë, shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Johannes Wedenig, si dhe përfaqësues dhe aktivistë të programeve për arritjen e synimeve zhvillimore të Mijëvjeçarit.

Qëllimi i shënimit të Javës për të ushqyerit me qumësht gjiri është sensibilizimi dhe ngritja e vetëdijes për rëndësinë e të ushqyerit më qumësht të gjirit. /Telegrafi/