Telegrafi

Java e suksesshme për doganat

Parandalimi 32 raste të tentim kontrabande nga oficeerët doganor, kap shumën prej mbi 25 mijë euro.

Oficerët në aeroport kanë ndaluar një tentim kontrabande ku një shtetas Kosovar tentojë të kontrabandonte mbi 3.5 kg argjend me vlerë 1.600 euro, malli është konfiskuar dhe procedura kundërvajtje ndaj personit është duke u zhvilluar. Gjithashtu në aeroport një shtetas kosovar tentoj të kontrabandonte 15 telefona mobil dhe një laptop ku vlera e këtyre pajisjeve ishte mbi 6.000 euro.

Në Hanit të Elezit janë kapur katër raste ku personat fizik por edhe kompanitë tentuan që të shmangnin taksat doganore.
“Kemi pasur një rast me nënvlerësim e mallrave që importohen nga jashtë si dhe raste të tentim kontrabandës pajisjeve kompjuterike përmes kalimit të udhëtarëve, të gjitha këto tentime kanë qenë të pa-suksesshme dhe mallrat janë konfiskuar dhe janë hapur procedurat nga palëve”, thuhet në komunikatën për media të doganës.

Në Vërmicë janë zbuluar në dy raste deklarime jo i saktë i mallit të importuar nga Kina. Po ashtu në Vërmicë në kalimin e udhëtarëve është kapur një shtetas i Shqipërisë derisa tentonte të kontrabandonte – Mikro kartela dhe pajise tjera elektronike me vlerë mbi 3.500 euro. /Telegrafi/