Sot do të luhen tri ndeshje, ku ekipet që po luftojnë për ekzistencën në Superlige ndeshjet e radhës i luajnë para fansave të tyre dhe do të kenë rast të mirë që të arkëtojnë pikë nga këto sfida në mënyrë që të rrisin gjasat për mbijetese në këtë rang garash.
Skuadra e fundit të tabelës, Fushë Kosova do të jetë nikoqirë i Besës së Pejës. Për nikoqirët vetëm fitorja është opsion, sepse cilido rezultat tjetër zbeh edhe më shumë gjasat e Fushës Kosovës në garën për mbijetese.
Pikët e plota do t’i kërkojë edhe Trepça kundër Drenicës, sikurse Feronikeli ndaj Ferizajt. Ndërkaq të dielën luhet derbi i skuadrave të vjetra, Trepça ’89 dhe Prishtina, kurse përballja mes Hajvalisë dhe Llamkos Kosovës, takim ky që luhet të hënë pasdite, mbyll ndeshjet e kësaj xhiro. /KP/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Xhiroja e 24-të
Sot takohen:
Fushë Kosova-Besa
Feronikeli-Ferizaj
Trepça-Drenica
Nesër takohen:
Trepça ‘89-Prishtina
Të hënën takohen:
Hajvalia-Llamkos Kosova
Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15:00