Site icon Telegrafi

Java e parë me dy ndeshje të pazhvilluara!

Kjo është bërë për shkak të telasheve që Prishtina ka me mungesën e mjeteve financiare. “Nuk mundet një apo dy persona ta mbajnë klubin. Nuk e kemi ndihmën e askujt dhe kjo ka bërë që të mos udhëtojmë fare për në ndeshje. Kryesia do të mblidhet dhe do të shqyrtojë situatën e krijuar pas së cilës do të dihet se a do t’i vazhdojmë garat apo jo”, tha kryetrajneri i Prishtinës, Mehdi Mehmeti, i cili përveç postit si trajner, deri më tash ishte pothuaj i vetmi që e ka ndihmuar skuadrën edhe financiarisht.

Për arsye të njëjta nuk është zhvilluar as ndeshja e meshkujve Drita – Drenica, pasi gjilanasit nuk janë paraqitur fare. Rezultatet e javës së parë janë këto: (meshkujt) Theranda – Luboteni 1:3, Drita – Drenica nuk u zhvillua, (femrat) Drita – Skenderaj 3:0, Kastrioti – Flaka 3:0, Universiteti AAB – Prishtina nuk u zhvillua. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version