Këtë javë po mbahet Java e Modës në qytetin e New Yorkut.
Qindra evente të rangut botëror në fushën e modës, janë organizuar në fushën e modës, në atë që njihet si java më e famshme e modelingut.
Pjesë e Javës së Modës janë bërë edhe shqiptarët, teksa patëm rastin të shohim artisten shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila ishte pjesë e Harper’s Bazaar.
Ndërkohë, një tjetër shqiptare që ka spikatur në Javën e Modës në New York, është fotografja shqiptare Liridona Gjokaj.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të realizuara në pasarelat më të famshme të Javës së Modës, në New York.
Duke hedhur dritë mbi kreacionet e reja të kreatorëve botërorë, Gjokaj ka bërë që Instagrami i saj të mbushet me pëlqime dhe komente të shumta, për mënyrën se si shkrep aparatin para modelëve të rangut botëror. /Telegrafi/