Dizajneri italian, Giorgio Armani, prezantoi koleksionin pranverë-verë 2023 me shumë shkëlqim, për linjën e tij kryesore, në Javën e Modës në Milano
Veterani 88-vjeçar i modës hapi shfaqjen “Fil d’Or” (fije e artë), me ngjyra të lehta dhe gri të zbehtë.
Modelet mbanin xhaketa të gjata dhe pantallona të lirshme të ngushta, të kombinuara me çanta dhe aksesorë të larmishëm.
Më pas u prezantuan nuanca të ndryshme të blusë për të prezantuar thekët në fustane të gjata dhe pantallona.
“Unë nuk mund të arrij të bëj rroba nëse ato nuk kanë të paktën një teminë”,- u tha me shaka Armani gazetarëve për shkëlqimin e theksuar në koleksion.
“Para disa vitesh ishte e pavend të kishe një veshje me temina gjatë ditës, tani është përqafuar. E rëndësishme është të vishesh mirë”,- shtoi ai, duke përsëritur se tema kryesore e koleksionit ishte “drita”.
Modelet kryesisht mbanin sandale të sheshta. “Ky koleksion është i frymëzuar nga jashtë, edhe nëse është shumë Armani”,- u tha projektuesi gazetarëve.
Java e Modës në Milano, ku dizajnerët prezantojnë linjat e tyre pranverë-verë 2023, përfundon të hënën.